INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mijëra të huaj preferojnë për studime Shqipërinë [VIDEO]

Publikuar më: 15:22 13-07-2017

Jo vetëm shqiptarët shkojnë për studime jashtë vendit tonë, por dhe mijëra të huaj i drejtohen universiteteve shqiptare. Një studimi i fundit i Institutit të Statistikave të UNESCO-s raporton se në Shqipëri studiojnë 2.705 studentë të huaj.
Ashtu si shqiptarët që ikin më shumë në Itali, edhe studentët italianë që zgjedhin vendin tonë mbajnë numrin një. E kjo për faktin e afërsisë gjeografike dhe për hapjen e një universiteti Italian dhe jo vetëm. 529 studentë italianë kanë zgjedhur të studiojnë në Shqipëri. E njëjta gjë ndodh e me turqit, pasi në Shqipëri prej disa vitesh është hapur një universitet turk. Janë të dytë në renditje me 308 studentë.
Po raporti nuk ka marrë në konsideratë studentët kosovarë, që në fakt janë më të shumtë në numër nga ata italianë dhe turq rreth 1269. Gjithësesi nuk mbeten pas as studentët nga rajonin dhe janë me qindra nga Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia.

Article Logic
Execution time: 0.0021140575408936