INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në 24 orë vatra të reja zjarresh

Në 24 orë vatra të reja zjarresh

Publikuar më: 10:49 13-07-2017

Temperaturat e larta s’po ndalen. Ato vijojnë të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit duke shtuar vatrat e zjarreve. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 13 vatra zjarri të reja janë shfaqur në të gjithë territorin e vendit. Më shumë janë djegur qindra hektar pyje dhe përhapja e tyre është prezent thuajse në çdo qark të vendit.

Emergjencat civile bëjnë me dije se në në operacione për shuarjen e flakëve janë angazhuar 50 zjarrfikës me 15 automjete, 12 forca nga Policia e Shtetit, 30 ushtarë, 22 forca vullnetare si dhe punonjës të pyjores dhe bashkive. Emergjencat Civile përsëritin thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439