INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mimi Kodheli: Mbi 30 milion lek për shuarjen e zjarreve

Mimi Kodheli: Mbi 30 milion lek për shuarjen e zjarreve

Publikuar më: 16:00 07-08-2017

Operacionet kundër zjarrit në mbarë vendin kanë një kosto të madhe edhe për buxhetin e shtetit. Është ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila në një dalje për mediat ka bërë një bilanc të plotë të të gjithë operacioneve të ushtrisë kundër flakëve, e për herë të parë bën dhe një bilanc financiar, i cili në fakt pritet të rritet edhe më shumë në ditët në vazhdim.
Mimi Kodheli:
“102 operacione
143 orë fluturime
1 e 3 e ushtrisë e angazhuar ose 2750 forca ushtarake
320 mjete motorike
Deri më tani 30 milion lek të rinj operacionet kundër zjarrit”.
Mimi Kodheli në krah të drejtorit të përgjithshëm të emergjencave civile Shemsi Premçi thotë se kjo situatë është shumë e rëndë për vendin. Por vetë Premçi paralajmëroi se rreziku nuk ka kaluar.
Mimi Kodheli:
“Është situatë dramatike jo vetëm për Shqipërinë,. Situata klimaterike është jashtë normales për shkak të temperaturave tejet të larta dhe reshjeve pothuajse ineksiztente. Situata është shumë shuam e rëndë.
Shembi Premçi:
“Situatë e thatë deri me 15 shtator, duhet të rrisim gatishmërinë”
Kodheli dhe Premçi kanë vlerësuar dhe ndihmën e partnerëve tanë si Italia dhe Greqia, të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre me helikopterë.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771