INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mandati i Idrizit: Numërohet kutia e parë në KQZ

Mandati i Idrizit: Numërohet kutia e parë në KQZ

Publikuar më: 11:24 13-07-2017

Mandati i deputetit për Shpëtim Idrizin do të përcaktohet nga rinumërimi i kutive të votimit, proces i cili ka nisur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Që prej orës 10 të mëngjesit ka nisur procesi i rinumërimit, ndërsa janë në proces rinumërimi 4 kutitë e para. Vendimi për rinumërim të disa kutive të votimit erdhi aps kërkesës së PDIU por dhe PS, të cilët kundërshtojnë rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. PDIU e ndan vetëm 37 vota për të fituar mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës, ndërkohë eksponentë të saj kanë publikuar video ku votat e PDIU nuk shkojnë për këtë subjekt politik. Ndërkohë PDIU ka ikërkuar rinumërim të 41 kutive të votimit, ndërsa PS 23 kuti.
Rezultati i sotëm do të ndajë nëse mandati do t’i shkojë PDIU së Shpëtim Idrizit, i cili me 37 vota mund të kalojë pragun për tu bërë deputet i Parlamentit të ri.
Po ashtu procesi do të realizohet edhe për ankesën e paraqitur nga PD për dy QV në Berat. Vendimi është miratuar dje me votë unanime.
Ndërkohë del rezultati për kutinë e parë të rinumëruar.
Kutia e parë e rinumëruar
LSI 68
PS 148
PR 2
PD 120
PSD 2
PDIU 1

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711