INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sa pak shpenzojmë për shëndetin! Shtohen të sëmurët pakësohen shtretërit[VIDEO]

Publikuar më: 14:00 13-07-2017

Një paradoks ka ndodhur vitet e fundit në vendin tonë në sistemin shëndetësor. Në një kohë që numri i të sëmurëve rrite ndjeshëm ai i shtretërve në spitale pakësohet.  Një studimi i fundit i INSTAT thotë se në 41 institucione spitalore kapaciteti i shtretërve është 8752. E nëse krahasohet me 16 vite më parë ku kishte më pak sëmundje të raportuara numri i shtretëve është ulur.
Në vitin 2000 kishte gjithashtu dhe më shumë institucione shëndetësore e shtretër mbi 10 mijë. Spitalet për të menaxhuar më mirë mungesën e shtretëve janë detyruar që të shkurtojnë kohën e qëndrimit të të sëmurëve. Në vitin 2000, mesatarja e ditëve të qëndrimi të të sëmurit në spital ishte 7.1, ndërsa tani 5.6.
E gjithë kjo ka dhe një shpjegim kur lidhet me paratë, pasi ndër 43 vende europiane, Shqipëria renditet e fundit për sasinë e fondeve që akordon për shëndetësinë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. FMN ka llogaritur se në 4 vitet e fundit shpenzimet e Shqipërisë në drejtim të shëndetit janë vetëm 2.8% e PBB, ndërsa mesatarja e europiane për këtë tregues është 6%. Pra Shqipëria shpenzon më pak se çdo vend i rajonit për shëndetin e popullatës së saj. Ndërsa më mirë paraqitet Bosnja që akordon 6.9% të fondeve në raport, Kroacia 6.4%, dhe Serbia 6.1 %, Maqedonia 4.3% dhe Mali i Zi 4%.

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543