INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili: Tërhiqu Kryeministër, kurseja vetes këtë gjynah...

Petrit Vasili: Tërhiqu Kryeministër, kurseja vetes këtë gjynah...

Publikuar më: 14:46 21-09-2017

Kreu i grupit kuvendor i Lëvizjes Socialiste për Integrim lajmëron rritjen e taksës së shëndetit. Nëpërmjet një statusi në facebnook Vasili thotë se në kuvend është futur nisma e qeverisë për dhënien me koncesion të pullës së barnave. Kjo sipas tij do të sjellë dhe rritjen e barrës financiare me 5 herë më shumë për qytetarët shqiptarë. Kreu i grupit të LSI i kërkon Kryeministrit të tërhiqet nga kjo nismë.
Petrit Vasili në facebook:
“Tërhiqu kryeministër nga taksa e shëndetit.
Në programin e punimeve të Kuvendit është futur përsëri nga qeveria miratimi i koncesionit të pullës së barnave. Pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra. Me koncesionin, që do të miratojë qeveria, pulla do të kushtojë nga dhjetra deri mijëra herë më shtrenjtë. Thënë më thjeshtë: nga 6 lekë të vjetra mund të arrijë edhe deri në 31 mijë lekë të vjetra, pra rritje rreth 5 mijë herë. Kjo, pasi pulla e barnave tash e tutje do kushtojë sa 2.4% të çmimit të shitjes me pakicë. Grabitje kjo që nuk është parë gjëkund. Kjo është taksa direkte më abuzive mbi shëndetin, që do paguajnë qytetarët. Shëndetësi falas nuk pati jo e jo, por për më zi akoma, po shtojnë dhe taksa të rënda si kjo e pullës, që i bën shqiptarët të paguajnë akoma më shumë për barnat. Kryeminisri nga ligji i dekoratave edhe tërhiqet, por kur vjen puna te ligjet, që u hanë lekët dhe i varfërojnë qytetarët dhe pasurojnë të tjerët me koncesione, ai nuk tërhiqet kurrë. Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes të paktën këtë gjynah, që lidhet me shëndetin.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387