INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Rama 2” do ti japë zgjidhje çështjes së pronës

“Rama 2” do ti japë zgjidhje çështjes së pronës

Publikuar më: 13:55 19-09-2017

Çështja e pronësisë për tokat bujqësore do të marrë zgjidhje brenda këtij mandati qeverisës. Të gjithë qytetarët që kanë mundur që të marrin tokë bujqësore pas shembjes së regjimit komunist në bazë të ligjit 7501,më në fund do të kenë në duar aktin e pronësisë. Vendimi është përcaktuar në programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme, i cili u miratua në Kuvend nga shumica socialiste. Përgjatë mandatit të parë qeverisë, socialistët arritën të shpërndajnë rreth 12 mijë certifikata pronësie, ndërsa qëllimi i mandatit të dytë është pajisja me aktin e pronësisë të të gjithë qytetarëve që kanë përfituar tokë bujqësore në bazë të ligjit 7501. Për këtë qëllim qeveria e majtë ka thjeshtuar procesin e marrjes së certifikatës së pronësisë në vetëm tri dokumente. Qytetarët mjafton që të shkojnë pranë bashkisë përkatëse dhe të plotësojë një kërkesë për pajisjen me certifikatë pronësie. Me vete duhet të ketë aktin e marrjes së tokës në pronësi dhe një certifikatë familjare. Kjo është e gjithë procedura që duhet të kryejnë qytetarët, e më pas do të jenë zyrat shtetërore që do të ndërmarrin hapat e mëtejshëm deri në pajisjen me certifikatën e pronësisë. Fermerët do të njoftohet nga njësia administrative ku banon brenda 60 ditësh për t’i dorëzuar certifikatën e pronësisë. I gjithë procesi do të jetë falas dhe do të kryhet nga topografët dhe ekspertët e bashkisë, që do të bëjnë gati dhe planvendosjen e ngastrës dhe dokumentin përfundimtar.

Article Logic
Execution time: 0.0040230751037598