INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulimi i mahnitshëm: Planeti Tokë ka një “beb”

Zbulimi i mahnitshëm: Planeti Tokë ka një “beb”

Publikuar më: 20:58 15-04-2016

Shkencëtarët kanë zbuluar se Toka është e përzier me një planet te vogël të quajtur Theia, nga një përplasje 4.5 miliard vite më parë. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se Toka ne fakt është formuar nga përplasja e dhunshme dy planeteve, e cila formoi Hënën.

Por në qoftë se ky do të ishte rasti i Hënës , ajo do të kishte tjetër përbërje kimike në Tokë sepse do ishte e formuar kryesisht nga Theia. Kjo e fundit me shumë mundësi do te ishte bërë një planet në qoftë se përplasja s'do të kishte ndodhur . Profesori Young, beson se planeti ishte përafërsisht në të njejtën madhësi me Tokën, ndoshta më shumë i ngjashëm me Marsin.

Megjithatë pasi kanë studiuar gurët ne Hënë nga astrounatët në misionin Apollo , shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, zbuluan se izotopet e tyre të oksigjenit janë të njëjta si në Tokë. Kjo do të thotë se përplasja midis tyre dhe Tokës së hershme ishte aq e dhunshme, saqë dy planetet u bashkuan së bashku për te krijuar një planet të ri , një copë e cila u përplas për të krijuar Hënën.

"Ne nuk shohim ndonjë ndryshim midis izotopeve të oksigjenit të Tokës dhe Hënes , ato janë të padallueshëm " tha Edward Young, autori kryesor i studimit .

Theia ishte përzier plotësisht ne Tokë dhe Hënë , dhe e shpërndarë në mënyrë të barabartë midis tyre. "Kjo shpjegon se përse ne nuk shikojmë ndonjë shenjë ndryshimi nga Theia ne Hënë në krahasim me Tokën."

Përplasja me Theia-n ka ndodhur përafërsisht 100 milion vite pas formimit të tokës , pothuajse 4.5 miliard vite më parë. Mendohej se Theia e kishte goditur Tokën në një kënd 60 gradësh ose më shumë, e përshkruar nga autorët e raportit si një "grusht i fuqishëm ".

Studiuesit, analizuan shtatë gurë të ardhura në Tokë nga Hëna nga misionet e Apollos 12,15 dhe 17 , po ashtu dhe gjashtë gurë vullkanikë nga manteli i Tokës , pesë nga Hawai dhe një nga Arizona.

Article Logic
Execution time: 0.0034041404724121