INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instagram-i vjen me një risi

Instagram-i vjen me një risi

Publikuar më: 19:18 15-04-2016

Një ndër rrjetet sociale, më të përdorur e më të pëlqyer për shpërndarjen e fotografive dhe videove, Instagram ka njoftuar se ka zgjeruar opsionin Explore në program. Kjo është bërë për ti lejuar përdoruesit që të zbulojnë dhe të shpërndajnë në një mënyrë më të lehtë se më parë.

Tani përdoruesit kur klikojnë në opsionin Explore do të shohin një kategori, të quajtur “Videot që mund t’i pëlqeni” (Videos You Might Like), ku mblidhen video të ndryshme përreth Instagram, madje edhe nga njerëzit të cilët nuk i ndiqni. Prej sot, kjo veçori e re do të jetë në dispozicion vetëm për përdoruesit në SHBA, por ajo do të lançohet globalisht në muajt e ardhshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447