INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
INSTAT: Rriten me 8.6% numri i aksidenteve përgjatë muajit gusht [VIDEO]

INSTAT: Rriten me 8.6% numri i aksidenteve përgjatë muajit gusht [VIDEO]

Publikuar më: 18:42 19-09-2017

Përgjatë këtij viti policia rrugore ndërmori masa të rrepta kundër drejtueseve të mjeteve që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugorë, për të sjell në këtë mënyrë uljen e aksidenteve dhe ndërgjegjësimin e shoferëve, por që mesa duket nuk ka dhënë efektin e duhur.

Numri i aksidenteve për muajin gusht kanë shënuar një rritje me rreth 8.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një vit më parë.

Sipas INSTAT përgjatë kësaj periudhe janë regjistruar rreth 215 aksidente nga 189 aksidente që janë shënuar në muajin gushtë të 2016.

Ndërsa numri i të plagosurve ka shënuar një rritje me 28.1%

Sipas specialistëve shkaqet kryesore e aksidenteve ka qenë papërgjegjshmëria e shoferëve të makinës duke zënë kështu 80.7% të rasteve.

Numrin më të lartë të aksidenteve e kanë kryere grupmosha 25-35 vjeç.

Ndërsa në një raport tjetër të publikuar nga policia rrugore përgjatë periudhës 1 janar 2016 deri në 31 gusht 2017 janë regjistruar 366 aksidente, ku mes të aksidentuarve janë regjistruar edhe 30 fëmijë të moshës nga 0 deri në 15 vjeç.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662