INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Freedom House, demokracia në Shqipëri nuk ka përparuar. "Shigjetohen" politikanë...[VIDEO]

Publikuar më: 08:22 11-04-2018

Një raport i fundit i Organizatës Freedom House trazon politikën shqiptare. Në hyrje të tij theksohet se demokracia në Shqipëri nuk pati ndonjë përparim gjatë vitit 2017 dhe për pasojë vendi ynë është në kategorinë e shteteve me demokraci në tranzicion ose regjim hibrid. Më tej shkruhet se ka një përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit dhe kjo u zbeh nga dyshimet se ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-italian të trafikut të drogës.
Në raport thuhet se arritjet u zbehën dhe nga zgjedhja si President i Ilir Metës, i cili në vitin 2011, ishte etiketuar nga Rama si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare.
Ndërkohë në reagimin e saj për raportin Presidenca thekson: "Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë. Zgjedhja e Presidentit Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5-at të votave. Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale. Në se Freedom House është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar. "
Raporti ngre dhe një shqetësime për prirje autoritare të qeverisjes, ku citohet se një numër ngjarjesh në vitin 2017 konfirmuan shqetësime të tilla, që përfshinë amendamentet e propozuara për ligjin e taksave që i jepnin autoritet të pashembullt për të përcaktuar nivelet e taksave për biznese të ndryshme si edhe përdorimi i shumicës së thjeshtë për të zgjedhur Prokuroren e Përgjithshme të përkohëshme.

Article Logic
Execution time: 0.0018601417541504