INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fredoom House: Demokracia në Shqipëria asnjë hap pozitiv

Fredoom House: Demokracia në Shqipëria asnjë hap pozitiv

Publikuar më: 10:58 04-04-2017

Shqipëria asnjë hap pozitiv në shkallën e demokracisë në vend krahasuar me një vit më parë. Ky është rezultati i bërë publik nga Organizata për të drejtat e njeriut, Fredoom House.
Në një vlerësim nga një deri në shtatë, ku nota një është shkalla më e lartë, ndërsa 7 është shkalla më e ultë e përparimit demokratik, Shqipëria ka notën 4.14, njësoj sikurse edhe vitin e kaluar.
Raporti i Fredoom House vlerëson se Kosova ka shënuar përparim të lehtë, e cila ka notën 4.96, ndryshe nga 5.07 që e kishte një vit më parë.
Nga vendet e rajonit vetëm Mali i Zi ka shënuar përparim dhe nga 3.96, sivjet ka 3.89 pikë. Bosnja e Hercegovina nga 4.50 në 4.54. Kroacia nga 3.68 në 3.71, Maqedonia nga 4.29 në 4.43, Serbia nga 3.75 në 3.82.
Vlerësimi i shkallës së demokracisë përfshinë disa kategori si: procesin zgjedhor, shoqërinë civile, mediet e pavarura, qeverisjen demokratike kombëtare, qeverisjen demokratike lokale, kuadrin juridik dhe pavarësinë e drejtësisë dhe shkallën e korrupsionit.

Article Logic
Execution time: 0.0046319961547852