INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Perëndimi mund të godasë Sirinë për 72 orë, alarm në Mesdhe, kërcënimi më i madh...

Perëndimi mund të godasë Sirinë për 72 orë, alarm në Mesdhe, kërcënimi më i madh...

Publikuar më: 09:25 11-04-2018

Agjencia europiane për Sigurinë ajrore Easa ka lëshuar një alarm për rrugët ajrore të Mesdheut Lindor.

Të paktën kështu shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, alarmi u lëshua “për shkak të fillimit të mundshëm të sulmeve ajrore ose detare me raketa ndaj Sirisë brenda 72 orëve të ardhshme”.

EASA gjithashtu thekson se “mundësia e ndërprerjes së radio navigimit” gjithashtu duhet të merret parasysh.

Është pikërisht sulmi me armë kimike në Siri i cili ka shtuar tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa SHBA së bashku me Francën janë shprehur se nuk do të rrinë duarkryq përballë regjimit të Assad dhe Rusisë.

Ndërsa një ditë më parë po mediat u shprehën se SHBA ka nisur një luftanije në ujrat siriane.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602