INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe ambasadori Italian në Shqipëri flet për peshq të vegjël e të mëdhenj

Edhe ambasadori Italian në Shqipëri flet për peshq të vegjël e të mëdhenj

Publikuar më: 17:28 24-04-2018

Ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo e cilëson pak favorizuese për kompanitë italiane klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Sipas Alberto Cutillos, kjo ndodh për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit me të cilën përballet sipërmarrja private.

“Ka sipërmarrës italianë që janë shqetësuar prej fenomenit dhe në rastet kur ka pasur thyerje të ligjit i janë drejtuar gjykatave”, deklaroi kryediplomati Italian.

Ambasadori italian komentoi edhe rekomandimin për hapjene negociatave me BE duke mos harruar pa përmendur peshqit e mëdhenj dhe të vegjël.

“Rekomandimi i 18 prillit është një arsye e favorshme për të qenë optimist. Qytetarët shqiptarë shpresojnë që ata që kryejnë krime të gjykohen dhe kur gjenden fajtorë të dënohen.Peshq të vegjël apo të mëdhenj ata që thyejnë ligjin duhet të bëhen përgjegjës. Shqipëria po përpiqet të demonstrojë një nivel të funksionimit të drejtësisë më të mirë dhe këtë BE e ka vlerësuar dhe shpresojmë që të kthehet në një argument për çeljen e negociatave”, u shpreh Cutillo.

Këto komente Ambasadori i bëri nga Universiteti i Gjirokastrës, ku zhvilloi një leksion të hapur mbi sfidat e integrimit.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766