INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjuriç sulmon Haradinajn: Ata që vranë me duart e tyre, sot dhurojnë çmime

Gjuriç sulmon Haradinajn: Ata që vranë me duart e tyre, sot dhurojnë çmime

Publikuar më: 16:25 24-04-2018

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka reaguar pas nderimit që kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i bëri aktivistes serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiç, duke i dhuruar asaj “Hartën e Artë të Kosovës”. Zyrtari serb tha se nuk sheh asgjë të mirë në këtë vlerësim. Duke përmendur të zhdukurit e luftës, Gjuriç deklaroi se ata janë vrarë nga personat që sot dhurojnë çmime. “Ajo Hartë e Artë duhej të ndryshohej dhe t‘i dhurohej familjeve të të rrëmbyerve dhe të zhdukurve, fati i të cilëve nuk dihet ende dhe që janë vrarë nga duart e atyre që sot i ndajnë ato çmime”, tha Gjuriç. Kryeministri Ramush Haradinaj i dha “Hartën e Artë të Kosovës”, aktivistes serbe për të drejtat e njeriut në Beograd, Natasha Kandiç.

cmimi_dhuruar.jpg

Kreu i qeverisë e bëri publik lajmin në rrjetin e tij social Facebook. “Natasha Kandiç me Fondin për të Drejtën Humanitare ka publikuar të dhënat më të sakta deri më tani për të vrarët në luftën e Kosovës dhe në shenjë nderimi për kontributin e madh, sot ia dedikova ‘Hartën e Artë të Kosovës’, duke e falenderuar për gjithçka që ka bërë për ta ndriçuar të vërtetën”-shkruan Hardinaj. Drejtoresha ekzekutive e Qendrës për të Drejtën Humanitare në Beograd, një organizatë për të drejtat e njeriut e cila vlerësohet për hetimet e saj sistematike dhe të paanshme për abuzimet e të drejtave të njeriut ka dokumentuar dhe protestuar kundër krimeve të luftës të kryera midis viteve 1991 dhe 1999, duke përfshirë torturën, përdhunimin dhe vrasjen.

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553