INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tatimet: 30 dhjetori afati i fundit për të përfituar nga falja e detyrimeve

Tatimet: 30 dhjetori afati i fundit për të përfituar nga falja e detyrimeve

Publikuar më: 13:11 30-12-2017

Drejtoria e Tatimeve ka kujtuar tatimpaguesit se data 30 Dhjetor 2017 është dita e fundit e zbatimit të Ligjit nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së detyrimeve tatimore”, për këtë qëllim administrata tatimore do të punojë me orar të plotë zyrtar në të gjithë territorin.

Administrata Tatimore ju fton të shfrytëzoni mundësinë e fundit për të përfituar nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave, duke paguar më parë detyrimin tatimor (principalin e tatimit).

Article Logic
Execution time: 0.0041120052337646