INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stuhi të forta në vend. Paralizohet Porti i Durrësit

Stuhi të forta në vend. Paralizohet Porti i Durrësit

Publikuar më: 10:55 30-11-2017

Situatë e vështirë në vend për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme edhe në qytetin bregdetar të Durrësit. Sipas të dhënave portale, në Portin e Durrësit është pezulluar aktiviteti në sektorin e ngarkim-shkarkimit.
Kapiteni i Përgjithshëm i Kapitanerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulët e të mesëm dhe gjithë sektorit të peshkimit.
Tragetet e linjës Durrës-Bari, Durrës-Ankona pritet të mbërrijnë nga gjashtë-shtatë orë me vonesë.
Sipas Kapitanerisë, forca e detit arrin deri në gjashtë ballë në gji, ndërsa arrin tetë në det të hapur. Ndërkohë që lajmërojnë se kanë marrë masa dhe po monitorojmë situatën.
Sakaq në qytet si pasojë e prezencës së madhe të ujit dhe përmbytjeve ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0041961669921875