INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq, 600 punonjës të OSHEE në gatishmëri

Moti i keq, 600 punonjës të OSHEE në gatishmëri

Publikuar më: 11:23 30-11-2017

Moti i keq që ka përfshirë vendin pritet të shkaktojë përmbytje dhe probleme në të gjithë vendin. Duke u nisur nga përkeqësimi i situatës së motit OSHEE ka ngritur Grupin Qendror të Gatishmërisë në kuadër të rrezikut të zhvillimeve atmosferike. Në gatishmëri të plotë në të gjithë vendin janë 600 punonjës të OSHEE, për ti paraprirë situatës së keqe. Drejtoritë rajonale kanë marrë masat për bashkërendim me strukturat e OSHEE në terren dhe me mbështetje të pushteti vendor,do të sigurojnë mirëmbajtjen e linjave të furnizimit me energji elektrike të komunitetit. Do të merren masa për furnizimin e hidrovorëve, ujësjellësave të qyteteve dhe fshatrave si dhe eliminimin e nyjeve kritike te këtyre pjesëve të sistemit të rrjetit shpërndarës.

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988