INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi: përdoruesit e kanabis janë dështakë

Studimi: përdoruesit e kanabis janë dështakë

Publikuar më: 13:50 03-04-2016

Sa më shumë kanabis të tymosësh, aq më të larta janë gjasat që ti të jesh një dështak, sipas një studimi ndërkombëtar.

Kërkimet ndërkombëtare kanë zbuluar që sa më shume kanabis të tymosësh, aq më shumë mundësi ka që ti të paguhesh më pak dhe të kesh veshtiresi në një lidhje. Studimi ndoqi fëmijet nga lindja deri në moshën 38 vjeç dhe doli në rezultatin se njerëzit që tymosnin kanabis katër ose më shumë ditë në javë gjatë një harku kohor prej disa vitesh përfundonin në një klasë sociale më të ulet se e prindërve të tyre. Gjithashtu gjeti që përdoruesit e rregullt përfundonin n punë me pagë më të ulët, me më pak aftësi dhe më pak prestigjoze se sa ata që nuk ishin përdorues të rregullt. Nga ana financiare, vështirësi në lidhje me punën dhe lidhjet përjetoheshin edhe më shumë nga ata që e merrnin këtë drogë, gjë e cila përkeqësohej.

Ky studim, i bërë nga një grup kërkuesish të drejtuar nga Magdalena Cerda në Universitetin e Kalifornisë dhe Avshalom Caspi e Terrie Moffitt tek Universiteti Duke, doli në revistën Shkenca Klinike Psikologjike.

"Studimi ynë nuk mbështet argumentet pro dhe kundër legalizimit të kanabisit' tha Cerda, " por ama tregon që kanabis nuk ishte i mirë për përdoruesit afatgjatë që ndoqëm në këtë studim."

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768