INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja 10 këngët e preferuara shqip sipas lexuesve të intv.al

Ja 10 këngët e preferuara shqip sipas lexuesve të intv.al

Publikuar më: 18:45 02-04-2016

Vazhdojnë votimet në një javë shumë të ethshme për klasifikimin e këngëve më të preferuara shqiptare nga lexuesit e intv.al.

Duket se kjo ishte java e hyrjeve të reja, megjithëse dominimi i Blunt dhe Real me hitin e tyre “Presion” duket se nuk ndërmend të ndalojë. Ata rikonfirmohen në vend të parë pas shumë javësh radhazi, ndërkohë që presim me interes të shohim si do të pasojë në klasifikimet e ardhshme duke qenë se tani kanë publikuar këngën e tyre të re, “Vera”. Ashtu sic thamë, hyrjet e reja ishin të shumta ku mund të përmendim, “Gone Girl” nga reperi 2po2 dhe Flori Mumajesi dhe “Numrin e Ri” nga këngëtarja bukuroshe Dhurata Dora. Emri më i spikatur padyshim ishte ai i Endrit, i cili me realizimin e tij të ri, “Thirrum”, ka debutuar menjëherë në vendin e dytë. Ky është klasifikimi i plotë:

10 - Gone Girl - 2po2 ft. Flori
9 - Sa t'kom dasht - Nora Istrefi
8 - Mi Amore - Kida ft. Ermal Fejzullahu
7 - Une dhe Ti - Alban Skenderaj
6 - Dashni - Majk
5 - Monster - Getinjo ft. BabyG
4 - Numrin e ri - Dhurata Dora
3 - Number One - Noizy
2 - Thirrum - Endri
1 - Presion - Blunt & Real
Article Logic
Execution time: 0.0022568702697754