INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anti-Islamikët përplasin me makinë gruan e mbuluar dhe e fotografojnë

Anti-Islamikët përplasin me makinë gruan e mbuluar dhe e fotografojnë

Publikuar më: 17:09 03-04-2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Molenbeek-ut në Belgjikë. Një grua myslimane e mbuluar po kalonte rrugën dhe u përplas nga një automjet tip Audi A1 i bardhë. Gruaja e pafat u dërgua në spital, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi nuk ka ndaluar, por ka ecur para duke i kaluar sipër gruas dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë, makina drejtohej nga disa të rinj, të cilët besohet se ishin pjesëmarrës në protestën e javës së kaluar anti-islam.

Policia i ka arrestuar të rinjtë dhe tha se rasti ishte i qëllimshëm, ndërsa gruaja e përplasur vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557