INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët dhurojnë lodra për fëmijët në nevojë, Veliaj: Shembull fantastik

Studentët dhurojnë lodra për fëmijët në nevojë, Veliaj: Shembull fantastik

Publikuar më: 14:12 20-12-2017

Festat e fundvitit janë në prag dhe për fëmijët në nevojë është stinë dhuratash.

Një grup studentësh nga “Qyteti Studenti” i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës, duke dhuruar lodra për fëmijët e qendrës sociale në “Bulevardin Zogu I”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte së bashku me studentët në qendrën sociale ku shpërndau dhuratat dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që në këto ditë festash gjejnë pak kohë për t’i shërbyer njerëzve që kanë nevojë për ndihmë e mbështetje.

“Falenderoj shumë miqtë nga Qyteti Studenti që na u bashkuan sot. Një shembull fantastik që, ashtu siç rrjetet sociale dhe smartphone-t kanë hyrë në modë, ashtu edhe solidariteti, të gjendurit pranë atyre që kanë nevojë, është po aq e rëndësishme për qytetin tonë. Ndaj, do doja t’iu falenderoj me gjithë zemër për këtë kontribut, edhe t’iu uroj shumë sukses, gëzuar festat gjithë studentëve!”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se mënyra më e mirë për këdo që do të ndihmojë dikë në situatë rruge, është që të bëhet pjesë e rrjetit të vullnetarëve apo të bashkëpunojë me qendrat sociale, pasi kështu ndihma shkon te ai që ka nevojë.

Ai shtoi se projekti i Bashkisë së Tiranës për të larguar fëmijët nga rruga ka qenë i suksesshëm dhe sot ata ndihen të integruar, ndërsa marrin edhe edukimin e nevojshëm për të qenë nesër qytetarë të barabartë.

Kryebashkiaku u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, që në këto ditë festash të tregohen solidarë dhe të jenë pranë njerëzve të pamundur apo në nevojë, duke dhuruar diçka apo edhe duke shërbyer për ta.

Article Logic
Execution time: 0.003957986831665