INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paloka-Ruçit: Në parlament janë ngritur në piedestal kriminelë, vrasës, trafikantë

Paloka-Ruçit: Në parlament janë ngritur në piedestal kriminelë, vrasës, trafikantë

Publikuar më: 15:08 20-12-2017

Pas deklaratave të kreut të Kuvendit Gramoz Ruci i cili u shpreh se në 27 vite të Parlamentit pluralist nuk kishte parë asnjë situatë sikurse ajo çka ndodhi të hënën me protestën e opozitës teksa pritej të votohej edhe kryeprokurori, ka reaguar deputeti i PD Edi Paloka.

Në një status në FB duke iu kundërpërgjigjur Ruçit ai shprehet se në këto 27 vite si anëtarë të Parlamentit janë ngritur në pidestalë, kriminelë, vrasës, trafikantë.

STATUSI I PLOTË
Gramoz Ruci paska deklaruar se dhuna e ushtruar të hënën në Parlament, nuk ka precedentë në 27 vjet.

Në këto 27 vjet ka ndodhur që deputetë të opozitës janë vrarë dhe sulmuar fizikisht brenda parlamentit.

Por si asnjeherë në këto 27 vjet, kriminelët, vrasës, trafikantë droge dhe prostitutash, u ngritën në piedestal si anetarë të Parlamentit.

Si asnjeherë në këto 27 vjet, Garda e Republikës u perdor për të bllokuar foltoren e Parlamentit duke i hequr dhunshëm opozitës te drejtën e fjalës.

Të gjitha këto kanë dhe më shumë se kaq kanë ndodhur sa herë vendi dhe Parlamenti është drejtuar nga partia e Gramoz Rucit..

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164