INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si asnjëherë më parë, Bebe Rexha ndez atmosferën duke kërcyer vallen e Rugovës [VIDEO]

Si asnjëherë më parë, Bebe Rexha ndez atmosferën duke kërcyer vallen e Rugovës [VIDEO]

Publikuar më: 12:29 24-07-2019

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në të gjithë botën dhe është shumë e angazhuar me projekte të reja apo edhe koncerte të shumta muzikore, ku nuk nguron të shprehë krenarinë e saj për origjinën shqiptare.

Ajo njihet si një ndër këngëtaret që nuk ka aspak frikë t’i thotë gjërat hapur apo të shfaqet natyrale pa make-up.

Ajo është bërë shpesh pjesë e diskutimeve për peshën e saj trupore, por ajo nuk e ka vrarë shumë mendjen për këtë gjë, ku madje përmes një interviste ajo ka shprehur se e dashuron trupin e saj dhe nuk i interesojnë fjalët e të tjerëve dhe mos të lëmë pa përmendur se ajo e dashuron muzikën shqiptare dhe sidomos kur bëhet fjalë për valle popullore.

Së fundmi, në ditëlindjen e 26-të të vëllait të saj, Florentit nuk ka hezituar të marrë vallen sapo ka dëgjuar ritmet e saj. Ka qenë mamaja e këngëtares, Bukurije Rexha, ajo e cila ka publikuar një video nga festa në InstaStory, ku shfaq momente kur familja kërcejnë nën tingujt e këngës shqiptare.

Aty shihet edhe Bebe Rexha e cila ‘e ndez’ atmosferën me këngën “Vallja e Rugovës”, në versionin e interpretuar nga Motrat Mustafa.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043120384216309