INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni momentin më të bukur të përditshmërisë së Bebe Rexh-ës, padiskutim është edhe i preferuari juaj [VIDEO]

Zbuloni momentin më të bukur të përditshmërisë së Bebe Rexh-ës, padiskutim është edhe i preferuari juaj [VIDEO]

Publikuar më: 14:00 08-07-2019

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në të gjithë botën dhe është shumë e angazhuar me projekte të reja apo edhe koncerte të shumta muzikore.

Ajo njihet si një ndër këngëtaret që nuk ka aspak frikë t’I thotë gjërat hapur apo të shfaqet natyrale pa make-up.

Disa javë më parë ajo u bë pjesë e diskutimeve për peshën e saj trupore, por ajo nuk e ka vrarë shumë mendjen për këtë gjë, ku madje përmes një interviste ajo ka shprehur se e dashuron trupin e saj dhe nuk i interesojnë fjalët e të tjerëve.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video në llogarinë e saj të Instagramit, e cila sërish ka hapur diskutime mes fansave.

Ajo shfaqet e veshur me një bust të zi, ku na tregon tregon momentin më të lumtur të ditës së saj dhe shfaqet duke fshirë grimin nga fytyra e saj.

“Pjesa më e bukur e ditës”-shkruan Bebe Rexha anash postimit të saj.

Komentet kanë qenë të shumta ku në përgjithësi kanë qenë pozitive, por nuk kanë munguar as ato negative që nuk e kanë parë si të përshtatshëm transmetimin e këtij imazhi nga këngëtarja.

 

View this post on Instagram

My favorite part of the day

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Article Logic
Execution time: 0.0039639472961426