INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e humbisni këtë video! Bebe Rexha ju tregon mijëra të huajve si të gatuajnë fërgesë shqiptare [VIDEO]

Mos e humbisni këtë video! Bebe Rexha ju tregon mijëra të huajve si të gatuajnë fërgesë shqiptare [VIDEO]

Publikuar më: 10:57 24-07-2019

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në të gjithë botën dhe është shumë e angazhuar me projekte të reja apo edhe koncerte të shumta muzikore, ku nuk nguron të shprehë krenarinë e saj për origjinën shqiptare.

Ajo njihet si një ndër këngëtaret që nuk ka aspak frikë t’i thotë gjërat hapur apo të shfaqet natyrale pa make-up.

Ajo është bërë shpesh pjesë e diskutimeve për peshën e saj trupore, por ajo nuk e ka vrarë shumë mendjen për këtë gjë, ku madje përmes një interviste ajo ka shprehur se e dashuron trupin e saj dhe nuk i interesojnë fjalët e të tjerëve.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video në llogarinë e saj të Instagramit, e cila shihet duke gatuar fërgesë.

“Kjo është një pjatë shqiptare, quhet speca me gjizë ose me djathë si të doni. Gjithçka që duhet të bëni është të merrni pak bukë, ta prisni, merr pak nga gjiza dhe specat dhe e vendos mbi bukë. Po ju them, kjo është gjëja më e mirë që do hani në jetën tuaj. Më besoni”- është shprehur Bebe në video.

Bebe Rexha from xing.al on Vimeo.

rrrrrrrrrrr.JPG

435987457.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432