INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët ikin, portali ndërkombëtar fton të huajt! Është shumë lirë![FOTO]

Shqiptarët ikin, portali ndërkombëtar fton të huajt! Është shumë lirë![FOTO]

Publikuar më: 13:26 26-01-2018

Udhëtimet shpesh të falin ndjesinë e relaksimit dhe kënaqësisë, të planifikuara për të përjetuar emocione të reja.

Dhe shpesh ne mendojmë se për të kaluar pushime të bukura duhet të kemi në dispozion dhe një buxhet të bollshëm për të plotësuar të gjitha lukset që kërkon një pushim i rehatshëm.

Por ja që ndodh që jo gjithmonë duhet të shpenzojmë shuma të mëdha për të kaluar bukur në pushime.

Portali BrightSide ju fton të njiheni me 12 vende fantastike ku mund të kaloni pushime tejet relaksuese pa i boshatisur kuletat.

 

Rumania është vendi ku përrallat dhe realiteti bëhen një. Ka shumë për të eksploruar: Shpellat Scarisoara, rrugët Transfagarasan, kështjella Peles, vargjet vullkanore Merry Cemetery dhe shumë vende të tjera ku do të mahniteni nga pamjet piktoreske.

Akomodimi varion sipas qyteteve, ku çmimet fillojnë nga 6 euro për një natë në hostel dhe 9 euro për një natë në hotel ndërsa një vakt i bollshëm ushqimor do t’ju kushtoj nga 9 deri në 11 euro.

jy_e65.PNG

srt0g_ju304.PNG

xdgo_hq304.PNG

 

 

Laos është një vend i famshëm për klimën e tij ekzotike. Një opsion fantastik për të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë udhëtime Eco për në xhungël Bokeo me liqene piktoreske, malet dhe ujëvarat që të dhurojnë ndjesi të patjetërsueshmë.

Akomodimi varion duke filluar nga 4 euro për hostel dhe 9 euro në hotel për një natë, ndërsa me 6 euro ju mund të konsumoni një vakt të bollshëm duke përfshirë mish me patate, krepa, kos dhe banane.

e56y_w45.PNG

aerf_guq34.PNG

h_ser-9g3q4.PNG

 

 

Portugali 

Çdo gjë është e mundur në Portugali, plazhe të bukura, shëtitje me kuaj në Madeira, degustim i verërave në Alto Douro, pallati i mahnitshëm Pena, dhe shikimi i balenave afër brigjeve të Azores dhe shumë të tjera.

Akomodimi varion duke filluar nga 8 euro për hostel dhe 16 euro në hotel për një natë, ndërsa me 15 euro mund të konsumoni një vakt duke përfshirë mish pule, djathra, karkaleca dhe fruta.

ry_w45.PNG

ser_34.PNG

saertg_q43.PNG

 

 

Bullgaria

Mund të konsiderohet si një mundësi e mirë për të vizituar resortet buzë detit si Golden Sands, Nesebar, Sozopol, Sunny Beach dhe ju do të keni mundësinë të inspiroheni nga liqeni Seven Rila, masivet kodrinore Belogradchik, luginën Rose dhe shumë të tjera.

Akomodimi varion duke filluar nga 7 euro në hostel dhe 15 euro në hotel për një natë dhe vetëm me 10 euro mund të konsumoni një drekë për dy persona në Mehana.

e6u_e.PNG

srg.PNG

aer0tm_uq34.PNG

 

 

 

Peru

Pushimet më vitale në Peru bëhen në Machu Picchu. Qyteti Inka është një vend fantastik ku ju do të mahniteni nga liqeni legjendar Titicaca, ujëvara e Gocta-s, gjurmët e lashtësisë në qytetin e Arequipa, pyjet e Amazonës dhe shumë të tjera.

Akomodimi varion duke filluar nga 5 euro në hostel dhe 11 euro në hotel për një natë dhe me një tarifë prej 10 euro ju mund të konsumoni ushqime tradicionale si buritos, tachos, ceviche, anticuchos.

se45y_w54.PNG

srt_hw45.PNG

srt5hy_w45.PNG

 

 

 

Poloni

Ju ofron mundësinë të vizitoni kryeqytetin e saj elegantë, të shikoni kështjellën Malbork, të eksploroni malet liqenore në High Tatras dhe gjithashtu të shijoni resortet për ski.

Akomodimi varion duke filluar nga 7 euro në hostel dhe 17 euro në hotel për një natë dhe me një tarifë prej 11 eurosh ju mund të konsumoni qumësht, bukë, vezë, patate, mish të bardhë pule dhe verë.

awe45y_q5.PNG

tr5y_w45.PNG

w5y_w45.PNG

 

 

 

Hungari

Është një shtet i cili mund të konkurojë më shumë shtete të tjera Europiane për çmimet e ulëta dhe të përballueshme nga të gjithë. Ju mund të vizitoni falas muzeumet në Budapest, të relaksoheni në resortet buzë liqenit Balaton dhe të shikoni kështjellat fantastike buzë lumit Danub.

Akomodimi varion duke filluar nga 7 euro në hostel dhe 10 euro në hotel për një natë dhe me një tarifë prej 12 euro ju mund të konsumoni mish pule, djathëra, verë dhe bukë.

 

ser_gt34.PNG

serg_ut34.PNG

drt6y_w45.PNG

 

 

 

Afrika e Jugut

Ju ofron një program kompleks ku mund të shijoni, Capetoën afër Cape of Good Hope, shkretëtirën e Kalaharit, kopshtin botanik më të madh në botë të Kirstenbosch,Parku Nacional Kruger me kafshë ekzotike si luanë, xhirafa etj, Parkun Nacional Tsitsikamma ku mund të shijoji pamjen e delfinëve dhe balenave.

Akomodimi varion duke filluar nga 9 euro në hostel dhe 20 euro në hotel për një natë dhe me një tarifë prej 20 euro ju mund të konsumoni qumësht, bukë, vezë, mish pule, fruta dhe verë.

serth_q34.PNG

ser9g_y-q34.PNG

ser9g_uq34.PNG

 

 

 

Philipinet

Karakterizohen nga natyra e lashtë, klima e ngrohtë, plazhet me rërë të bardhë dhe theksi Intramuros.

Mund të shijoni udhëtime me motor, me varka dhe me tragete në ishujt e vegjël.

Akomodimi varion duke filluar nga 4 euro në hostel dhe 9 euro në hotel për një natë, ndërsa me 5 euro mund të konsumoni nja vakt të bollshëm.

dyjsdrt.PNG

t_mq34.PNG

45y_w45.PNG

 

 

 

Shqipëria

Ka një seri vendesh fantastike që ju mund të vizitoni si Gjirokastra, Syri i Kaltër në Sarandë, Ksamili, Butrinti.

Akomodimi varion duke filluar nga 5 euro në hostel dhe 10 euro në hotel për një natë ndërsa çmimet e ushqimeve dhe alkoolit në Shqipëri janë nga më të ulëtat në Europë.

Ju mund të shijoni disa nga gjellët tradicionale si Çomlek me mish dhe perime, tava me prodhime deti dhe shumë ushqime të tjera me çmime të lira.

ser9gu_34-q.PNG

se98t-_q34.PNG

awer9f_9-q234.PNG

 

 

 

Bali

Është një vend i mbushur me mrekulli. Ju mund të kaloni eksperienca të paharueshmë në Parkun Butterfly, kopshtet me ujë në Tirtagangga afër me malet Batukaru.

Akomodimi varion duke filluar nga 3 euro në hostel dhe 8 euro në hotel për një natë ndërsa vetëm  me 9 euro ju mund të konsumoni një vakt të bollshëm.

ry_w45.PNG

e56w345.PNG

dtry_w45.PNG

 

 

 

Nicaragua

Nëse vizitoni Amerikën Qendrore nuk mund të largoheni pa vizituar Nicaragua-n. Mund të shijoni pamjet piktoreske në Granada, vullkanin Momotombo dhe parqet natyrore me lule orkide dhe zogj ekzotikë.

Akomodimi varion duke filluar nga 4 euro në hostel dhe 10 euro në hotel për një natë ndërsa me vetëm 5 euro ju mund të konsumoni një vakt të bollshëm.

er9g_9-4.PNG

strhy_e35.PNG

strh_e35.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0025730133056641