INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi të njiheni me dikë kur dilni për jetë nate? 5 gjërat që duhet të bëni!

Dëshironi të njiheni me dikë kur dilni për jetë nate? 5 gjërat që duhet të bëni!

Publikuar më: 13:03 26-01-2018
Për të gjithë ju që dëshironi të krijoni ndonjë lidhje të re kur dilni për jetë nate, duhet të ndiqni këto 5 këshilla.
Sipas intv.al ekspertët e lidhjeve, kanë dhënë disa ide interesante se çfarë duhet të bëni, nëse dëshironi të njihni dikë kur dilni për qejf natën.
1. Vendosni për vendin që do shkoni
Kjo ka shumë rëndësi, sepse vendi që frekuentoni ka të bëjë me nivelin e njerëzve që shkojnë aty. Gjithashtu, nëse është ambient i cili të jep mundësinë që të komunikosh, pra muzika nuk është shumë e lartë. Mos harroni se vendi që shkoni, vendos për llojin e personit që do gjeni.
2. Zgjidhni kohën e duhur dhe vendin e mirë
Zgjidhni një kohë relativisht të përshtatshme dhe një vend për t’u ulur që mos të duket  shumë jashtë . Nëse shkoni shpesh, do arrini të njihni disa njerëz që e frekuentojnë si vend dhe më pas, sa herë që të shkoni nuk do ndiheni vetëm. Sipas intv.al në këtë mënyrë do jeni më të lirshëm për të njohur dikë.
3. Mos u merrni shumë me telefonin
Fakti që dëshironi të merreni me diçka, nuk do të thotë që të mos i kushtoni fare rëndësi vendit që ndodheni. Nëse nuk e keni mendjen se çfarë po ndodhë aty ku jeni, nuk do mundeni të njiheni me asnjë.
4. Flisni me banakierin nëse është i lirë
Banakierët janë miqtë më të mirë të klientëve, në rastet kur ato janë vetëm. Ai ka miq shumë dhe ju do keni mundësinë të njiheni edhe me klientë të tjerë. Me pak fjalë, do krijohet një miqësi e përbashkët.
5. Futuni në bisedë të parët dhe flisni për gjërat e rëndësishme në vendin ku jetoni
Mos prisni sa t’ju flasin juve të parët. Mund të futeni në bisedë dhe flisni për tema të përgjithshme, psh: aktivitetet e fundit që keni marrë pjesë, etj.
Burimi: Wikihow
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.004166841506958