INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria vendi i 40 më i ndotur në botë mes 180 shteteve. Detajet...[VIDEO]

Publikuar më: 12:46 07-02-2018

Vendi ynë vijon të rezultojë me ndotje të lartë dhe me pasoja në shëndet. Edhe këtë fillim viti Indeksi Botëror i Performancës Mjedisore e rendit Shqipërinë shtetin e 40 më të ndotur në botë dhe ndër të fundit në rajon për gjendjen mjedisore. Shqipëria sipas analizës ka bërë përparime në rajon sa i përket reformave të ndërmarra për mbrojtjen e ekosistemeve dhe vetëm në këtë tregues vendi ynë renditet i 89 në botë. Megjithatë thekson raporti, ajri është ende më i ndotur se normat e BE. Një tjetër tregues ku Shqipëria ka probleme është ai i biodiversitetit, i zonave të mbrojtura dhe e habitateve në përgjithësi si tokësore ashtu dhe ujore.
Një tjetër çështje ku Shqipëria ka më pak vlerësim, është ai i agrikulturës, ku veçohet cilësia e ujit të pijshëm që në shumicën e qyteteve nuk është brenda normave të duhura, pasi pjesa më e madhe e ujit të konsumuar nga banorët rrjedh nëpër tubacione të patrajtuara.
Klasifikimi nxjerr Zvicrën në vend të parë në botë për nivel të lartë pastërtie dhe Burundin të fundit, pra më të ndoturin. Në studim janë marrë 180 shtete.
Ky indeks analizon shtetet sipas performancës së tyre në 2 çështjet prioritare mjedisore në mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mbrojtjen e ekosistemeve dhe të dhënat përpilohen nga një universitet në SHBA. Nënkategoritë e marra në konsideratë janë, cilësia e ajrit, uji, metalet e rënda, biodiversiteti, pyjet, peshqit, klima dhe energjia, ndotja e ajrit, burimet ujore dhe bujqësia.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277