INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria përballë Kosovës në grup, shorti i

Shqipëria përballë Kosovës në grup, shorti i "Euro 2020" vë përballë dy kombëtaret

Publikuar më: 15:39 11-12-2018

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë dhe Kosovës janë përballë njëra-tjetrës, në grupin 3 të kualifikueseve për “”Euro 2020”. Pasi shmangëm derbin në kualifikueset e tjera të europianit, më në fund do të kemi një përballje mjaft të bukur midis dy kombëtareve me përfaqësi shqiptare. Grupi kryesohet nga Anglia dhe përfshin gjithashtu edhe Turqinë, Austrinë dhe Andorrën.

Në kualifikueset Shqipëria dështoi pasi arriti të grumbullojë vetëm 7 pikë nga 30 të mundshme. Ndërsa Kosova na krahu tjetër tregoi se ka mjaft kualitet në ekipin e saj me 10 pikë në 12 ndeshje vetëm 3 pikë larg vendit të dytë.

Në bazë të rregullores kombëtarja që fiton kualifikohet automatikisht, ndërkohë 8 skuadrat e vendeve të dyta do të përballen midis tyre për të përcaktuar edhe 4 skuadra të tjera.

 

GRUPI 3

Angli, Austri, Turqi, Kosovë, Shqipëri, Andorrë

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947