INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 muaj pezullim dhe gjobë, Conor McGregor në telashe me ligjin

6 muaj pezullim dhe gjobë, Conor McGregor në telashe me ligjin

Publikuar më: 19:01 10-12-2018

Kampioni irlandez i arteve mikse marciale mesa duket nuk qëndron dot larg telasheve dhe kësaj radhe ishin ligjet e autoritetit rrugor ato, të cilat kampioni ka thyer.

1000 euro dhe 6 muaj pezullim patente, është masa e caktuar pasi ka kaluar cakun e shpejtësisë së lejuar me makinën e tij.

Ai ka qenë duke i dhënë makinës më 160 km/orë, kur shpejtësia maksimale e lejuar ishte 100km/ orë. Pas disa seancash të zhvilluara ka ardhur vendimi për ti hequr patentën, duke e bërë këtë herën e 12-të që gjobitet irlandezi.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814