INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selvije Jao merr vendimin e rëndësishëm pas ndarjes nga jeta të Shpatit Kasapit

Selvije Jao merr vendimin e rëndësishëm pas ndarjes nga jeta të Shpatit Kasapit

Publikuar më: 15:31 14-12-2025

Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të! Ka qenë vetë Selvija ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar dy bileta avioni, të sajën dhe birit të vogël, Roelit.

E “thyer” që në këtë rrugëtim të tyre mungon Shpati, Selvije shkruan: “Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”. Ajo është dashur të kthehet në Itali, aty ku së bashku me këngëtarin kishin vendosur që të jetonin për shkak të vizitave dhe kujdesit mjekësor që i duhet djalit të tyre, Roelit.

Por, fatkeqësisht planet e tyre për të qëndruar dhe luftuar të tre u shkatërruan mbrëmjen e 26 nëntorit kur zemra e Shpatit i tradhtoi.

Këngëtari mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas në dhimbje të thellë Selvijen, birin e tyre, dhe të gjithë familjarët, miqtë dhe fansat të cilët derdhën lot për humbjen e tij.

15c.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102