INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E preferuara juaj? Aktorja turke shpallet një nga 10 aktoret më të bukura në botë për 2025/2026

E preferuara juaj? Aktorja turke shpallet një nga 10 aktoret më të bukura në botë për 2025/2026

Publikuar më: 16:28 14-12-2025

Aktorja turke Hande Erçel ka tërhequr sërish vëmendjen ndërkombëtare: ajo është përfshirë në listën “Top 10 Aktoret më të Bukura në Botë 2025/2026”, duke zënë vendin e 10-të. Në Shqipëri, Hande Erçel u bë e njohur përmes serialit të famshëm ‘Sen Çal Kapımı’, i cili u kthye në fenomen edhe tek publiku shqiptar.

Sipas të dhënave nga IMDb që përzgjedh emrat bazuar në vizitat e përdoruesve në faqet e aktoreve Hande Erçel është përfshirë në renditjen globale që do të mbetet e vlefshme deri në gjysmën e vitit 2026.

ernr.jpeg

Në krye të listës për këtë vit u rendit aktorja australiane Margot Robbie, ndërsa pjesë e saj janë edhe yje ndërkombëtare si Shailene Woodley, Dilraba Dilmurat, Ana de Armas, Emma Watson dhe Amber Heard.

Hande Erçel u vlerësua jo vetëm për pamjen e saj, por edhe për popullaritetin global, karrierën e suksesshme në seriale dhe efektin e madh që ka në media dhe rrjete sociale një arritje që tregon se aktoret turke po fitojnë terren në skenën ndërkombëtare.

Ky sukses pritet të forcojë edhe më shumë prezencën e Erçelit në projektet ndërkombëtare dhe të hapë dyer të reja në karrierën e saj duke e konfirmuar si një prej fytyrave më të dallueshme të kinemasë dhe televizionit global.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029501914978027