Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë bashkë prej rreth tre vitesh, dhe lidhja e tyre ka qenë ndër më të ndjekurat dhe më të komentuara nga publiku. Historia e dashurisë nisi në skenën e “Dancing With The Stars”, aty ku bashkëpunimi profesional mes këngëtares dhe balerinit u shndërrua gradualisht në romancë.
Prej disa ditësh u përfol për një ndarje të mundshme të Elhaida Danit dhe Ledian Agalliaj. Një lajm që mbushi mediat pak ditë para Fest 64’ dhe e gjitha kjo nisi pasi këngëtarja nuk e ndiqte në rrjetet sociale balerinin e njohur.
Por së fundmi, gazetari i njohur Andi Vrapi ka publikuar një video të drejtores artistike të Fest 64’ dhe Ledit së bashku në backstage.
Kjo video është realizuar menjëherë pas performancës të Elhaida Danit në natën e parë të Fest 64’ me këngën “Pyes lotin” nga Elsa Lila.









13 Dec 2025 





