Banorja e Big Brother Kosova Vip 4, Alba Pollozhani, ka qenë e detyruar të largohet përkohësisht nga shtëpia më e madhe në vend, pasi nuk është ndjerë mirë.
Pas shqetësimeve të para për gjendjen shëndetësore të banores Alba Pollozhani, produksioni i “Big Brother VIP Kosova” ka publikuar një njoftim zyrtar për situatën e saj. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, është bërë e ditur se Alba nuk është ndjerë mirë dhe për këtë arsye është transportuar në spital për trajtim mjekësor profesional.
Sipas produksionit, largimi i Albës nga shtëpia e “Big Brother” është i përkohshëm dhe është bërë si rezultat i një nevoje të menjëhershme për kujdes shëndetësor. “Alba ka lënë shtëpinë për pak kohë pasi nuk është ndjerë mirë dhe aktualisht ndodhet në spital për trajtim mjekësor profesional,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Stafi i produksionit ka theksuar se gjendja e Albasë po monitorohet nga ekipi mjekësor dhe se rikthimi i saj në lojë do të bëhet sapo shëndeti i saj të stabilizohet. Ky lajm ka shqetësuar fansat e programit, të cilët kanë shprehur solidaritet dhe urime për shërimin e shpejtë të banores.
Banorët e tjerë brenda shtëpisë së famshme janë treguar të shqetësuar për gjendjen e Albës, ndërsa produksioni ka siguruar se situata është nën kontroll dhe prioritet mbetet shëndeti i saj.









13 Dec 2025 





