Një ndër çiftet e krijuara në Big Brother që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, padiskutim ishin Jozi dhe Loredana. Marrëdhënia e tyre kishte ulje e zbritje si brënda shtëpisë më të famshmë në vend, ashtu edhe jashtë saj dhe duhet ta pranojmë që kishin shumë fansa që i donin bashkë.
E pikërisht për fansat e tillë, Loredana ka reaguar përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve të saj në kanalin “Lori’s People”, duke sqaruar situatën rreth disa fotove që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Lori ka sqaruar se këto imazhe nuk janë reale, por janë krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Ajo kërkoi që shpërndarja e këtyre fotove të ndalojë menjëherë, duke i cilësuar ato si “dashakeqe” dhe të dëmshme për publikun.
Loredana theksoi se fotot e krijuara me AI krijojnë keqkuptime dhe disinformacion, duke shtuar se ato nuk pasqyrojnë realitetin dhe janë një formë mashtrimi. Ajo kërkoi që të ndalohen për të mos vazhduar përhapjen e këtyre imazheve të rreme.
‘’Përshëndetje të gjithëve!
Shpresoj që ky mesazh t'ju gjejë mirë. Prej disa kohësh po qarkullojne foto të krijuara me Al, në të cilat shfaqemi unë dhe Jozi bashkë. Do të doja që kjo gjë të ndalonte. Këto permbajtje jo vetëm që krijojne iluzione dhe keqkuptime, por edhe perhapin disinformacion. Duke marre shkas nga ky mesazh, dua t'ju falënderoj te gjithëve që vazhdoni të më qëndroni pranë dhe të më suportoni secili ne mënyrën e vet. Ju ndoshta nuk e dini, por keni qenë forca ime edhe në momentet e mia më të errëta Ju dua shumë dhe ju dërgoj një perqafim të madh.’, shkroi Loredana.









13 Dec 2025 





