INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bekim në familjen e Mirlind Dakut, sulmuesi i Kombëtares dhe modelja shqiptare bëhen prindër për herë të parë

Bekim në familjen e Mirlind Dakut, sulmuesi i Kombëtares dhe modelja shqiptare bëhen prindër për herë të parë

Publikuar më: 13:31 18-12-2025

Një nga momentet më të bukura të jetës ka ardhur për çiftin e njohur Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku. Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe influencerja e njohur janë bërë prindër për herë të parë, duke përjetuar emocionin e ardhjes në jetë të vajzës së tyre.

Lajmin e gëzueshëm e ka ndarë vetë Mirlind Daku përmes rrjeteve sociale, ku ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për këtë bekim të veçantë. Me fjalë plot ndjenjë, ai ka uruar vajzën e tij për shëndet dhe një jetë të mbushur me fat e lumturi.

Miresa është emri që kanë zgjedhur për të voglën e tyre, të cilin vetë Mirlind Daku e ka bërë publik shoqëruar me foton e ëmbël të vogëlushës.

“Elhamdulilah, falëmnderimi i takon vetëm krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë”, shkruan Daku në postimin e tij.

 

miresa.png

Reagimet nuk kanë munguar, pasi menjëherë pas publikimit, postimi është mbushur me komente pozitive, urime dhe mesazhe dashurie nga fansat, miqtë dhe figura publike.

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të ndjekura në opinionin publik, ndërsa ardhja në jetë e fëmijës së tyre shënon një etapë të re dhe shumë të veçantë në jetën familjare të çiftit.

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818