INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cristiano Ronaldo sfidë Lionel Messi-t: “Hajde në Itali përballu me mua... ”

Cristiano Ronaldo sfidë Lionel Messi-t: “Hajde në Itali përballu me mua... ”

Publikuar më: 16:21 10-12-2018

Cristiano Ronaldo ishte një bekim jo vetëm për Juventusin por edhe për kampionatin italian, pasi ai tashmë ka zhvendosur një përqindje të madhe të vëmendjes drejt këtyre ekipeve. Në intervistën e fundit ku ka folur për jetën e tij të re, ekipin e ri dhe shumë tema të tjera ai ka folur dhe për rivalin e tij të përjetshëm Lionel Messi-n:

“Ndoshta tani e kam humbur përballjen e drejtpërdrejtë me të. Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, me ekipin kombëtar, ndërsa ai vijon ende në Spanjë. Për mua, jeta është një sfidë.

Unë mendoj si t’i bëj njerëzit të lumtur kudo. Besoj, edhe Messi. Do të doja të vinte edhe ai në Itali një ditë, të bëjë si unë, ta pranojë sfidën. Por, në qoftë se ai është i lumtur atje, unë e respektoj. Eshtë fantastik si lojtar, një djalë i mirë, por mua nuk më mungon asgjë këtu. Kjo është jeta ime e re dhe jam i lumtur”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0045180320739746