INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Giusseppe Marotta jep sinjale gjithmonë e më pranë Interit: “Besoj tek ndershmëria e Barcelonës në Champions...”

Giusseppe Marotta jep sinjale gjithmonë e më pranë Interit: “Besoj tek ndershmëria e Barcelonës në Champions...”

Publikuar më: 15:51 11-12-2018

Giussepe Marotta ish-administratori i Juventusit, i cili e çoi ekipin bardhezi drejt sukseseve të padiskutueshme përflitet se shumë shpejt do të jetë pjesë e ekipit të Inter. Lajm i cili po qarkullon me vendosmëri të madhe nëpër mediat italiane, tashmë po fillon e të bëhet gjithmonë e më shumë realitet edhe nga një deklaratë e fundit e administratorit rreth ndeshjeve të Champions League:

“Personalisht, mbështes të gjitha skuadrat italiane. Uroj t’i shoh në raundin me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve. A besoj te loja e ndershme e Barcelonës? Absolutisht po”.

Një deklaratë që tregon shumë e menaxherit, që ende nuk ka zyrtarizuar asgjë për lëvizjen e tij të radhës. Barceloan duhet patjetër të ndalë Tottenham sonte, në mënyrë që Interi të kualifikohet më tej, gjithmonë në rast se fiton me PSV-në.

 

Article Logic
Execution time: 0.003122091293335