Armando Duka provon përsëri të bëhet pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Ky është edhe organi më i lartë i këtij institucioni, i cili përbëhet nga 16 anëtarë përfshirë edhe presidentin.
Të gjithë anëtarët zgjidhen me votat e anëtarëve të tjerë pjesëmarrës. Anëtarët e përzgjedhur ndahen në dy grupe me nga 8 veta. Duka edhe në pranverën e vitit e kaluar ishte fare pranë zgjedhjes ku mori 25 vota, por doli në vendin e nëntë kur vetëm tetë prej tyre fituan.









13 Dec 2025 





