INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria e preferuara e emigrantëve të paligjshëm, dyfishohen kalimtarët

Shqipëria e preferuara e emigrantëve të paligjshëm, dyfishohen kalimtarët

Publikuar më: 09:49 28-08-2019

Emigratë të paligjshëm nga Afganistani dhe Irani vjojnë të përzgjedhin territorin shqiptar për të kaluar në vendet e Bashkimit Europian. Ky është një fenomen që po zgjatë me vite dhe këtë vit shifrat kanë shënuar rritje.

Agjencia Europiane për Kufijtë Tokësore dhe Bregdetarë, FRONTEX ka raportuar se përmes Shqipërisë gjatë muajt korrik kanë hyrë 460 emigrantë të paligjshëm.

Vendi ynë vijon të jetë rrugë kryesore kalimi emigrantësh. Rruga paralele nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës ka parë rritje të presionit migrator, të dyfishuar krahasuar me një vit më parë.

Gjithsej për shtatë muajt e parë të këtij viti përmes territorit të Ballkanit Perëndimor kanë kaluar afro 5, 800 emigrantë. Kjo shifër është dyfish krahasuar me një vit më parë. Shtetasit e Afganistanit dhe Iranit përbënin pjesën më të madhe të emigrantëve të zbuluar në këtë rrugë.

Ndërkohë, Mesdheu Lindor mbeti rruga më e ngarkuar migratore në Europë me afro 5, 800 detektime vetwm nw muajin korrik. Krahasuar më një një vit më parë numri i të mbërriturve në ishujt grekë në Egje u rrit me një 25%. Është rritur edhe numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë kaluar përmes Mesdheut Qendror dhe Perëndimor. Refugjatët nga Afrika nën-Sahariane llogaritën numrin më të madh të migrantëve të zbuluar në këtë rrugë në shtatë muajt e parë të 2019.

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781