INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët e zgjuar ikin jashtë duke u kujdesur më parë për një kontratë pune! Të dhënat e fundit…

Shqiptarët e zgjuar ikin jashtë duke u kujdesur më parë për një kontratë pune! Të dhënat e fundit…

Publikuar më: 11:11 17-07-2019

Një pjesë e shqiptarëve që e marrin më seriozisht se të tjerët largimin nga vendi marrin masa paraprake dhe më pas largohen. Ata fillimisht sigurojnë një vend pune dhe kjo është një garanci që nuk i kthen askush mbrapsht.

Në vitin 2018-s shtetet e Bashkimit Europian kanë dhënë 9.288 leje qëndrimi për arsye punësimi. Gjithësesi numri i lejeve të punës mund të jetë dhe më i lartë pasi ka shtete që nuk i kanë raportuar. Sipas Eurostat vihet re se krahasuar me vitin 2017 ka një rritje të ndjeshme prej 65% të lejeve të punës. Në 2017-n, u dhanë për shqiptarët rreth 5.622 leje të tilla qëndrimi.
Kompanitë që ushtrojnë aktivitetet në Bashkimin Europian po punësojnë gjithnjë e më shumë të rinj nga grup-profesione të ndryshme që vijnë nga vendet e Juglindjes, ndër të cilat edhe Shqipëria.
Fillimisht pati interes për personel shëndetësor, si mjekët dhe infermierët. Por vitet e fundit po kërkohen edhe profesionistë të rinj, për teknologji-informacioni apo zanate të ndryshme Gjermania është shteti që preferon më shumë shqiptarët dhe në vitin 2018 pajisi me leje qëndrimi për punë mbi 3.500 persona, rreth dy herë më shumë se një vit më parë. Në 2017-n Gjermania lëshoi 1.790 leje qëndrimi. Pas Gjermanisë, shtetet që kanë dhënë leje qëndrimit për arsye punësimi për shqiptarët janë Italia me 1.675 leje Greqia me 1.635 leje dhe Kroacia me 1.072. Nga Franca kanë përfituar leje punë 181 shqiptarë, 178 nga Hungaria dhe 83 leje nga Çekia. Në 2018 edhe Malta dha 468 leje pune për shqiptarët.

 

Article Logic
Execution time: 0.0061941146850586