INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijohet harta 3D për të eksploruar Hënën

Krijohet harta 3D për të eksploruar Hënën

Publikuar më: 11:39 17-07-2019

NASA ka menduar një mënyrë shumë të mirë për të ndihmuar astronautët të cilët duan të shkojnë në Hënë.

Në 50 vjetorin e zbritjes në hënë, shkencëtarët e NASA kanë krijuar një hartë 3D që zbulon vendet ku kanë zbritur astronautët si dhe rrugët që kanë ndjekur në Hënë. Në hartë paraqiten rrugët duke nisur që nga misioni i parë në Hënë, Apollo 11.

Të gjithë përdoruesit e hartës mund të ndjekin pikërisht rrugët që ka përshkruar Neil Armstrong, kur zbriti për herë të parë në Hënë.

Rreth 600 milionë njerëz mendohet të kenë ndjekur transmetimin e drejtpërdrejtë të Apollo 11 në 20 korrik të vitit 1969.

Grafiku i hartës u ndërtua nga kompania Esri UK duke përdorur të dhënat e NASA. Në këtë hartë ndodhen të gjitha rrugët e misioneve të suksesshme të astronautëve drejt hënës.

Në hartë në çdo vend që mund të ulesh janë të shënuara me një ikonë ku në figurë ka një anije kozmike. Më pas rrugët janë të pikturuara me shigjeta blu të shndritshme.

Sipas shkencëtarëve në një të ardhme nëse njerëzit do të mundësojnë të vijnë në hënë, kjo hartë do të jetë një guidë interesante ‘’turistike hënore’’, si dhe një hartë e domosdoshme për të gjithë ata që duan të eksplorojnë hënën.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828