INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’ndodh në hotel? Fshehën numrin e dhomave, arrestohen inspektorët e Bashkisë

Ç’ndodh në hotel? Fshehën numrin e dhomave, arrestohen inspektorët e Bashkisë

Publikuar më: 11:46 17-07-2019

Dy inspektorë të mbledhjes së të ardhurave në Bashkinë e Shkodrës janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia gjatë operacionit të koduar “Akomoduesi”. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin përmes ryshfeteve kanë fshehur numrin real të dhomave që kishte një hotel.

Ata janë arrestuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë pronari i hotelit.

Policia bën me dije se u bë ndalimi i shtetasve me inicialet: B. P., 32 vjeç, banues në Shkodër, punonjës në Bashkisë Shkodër; I. M., 63 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, punonjës në Bashkisë Shkodër; Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi D. H., 32 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër.

Këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorit të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumenteve kanë shpërdoruar detyrën dhe në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në plazhin Velipojë, kanë favorizuar këtë të fundit duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër.

Article Logic
Execution time: 0.0040159225463867