INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OKB e alarmuar për fatin e keq të grave shqiptare! Po përse bëhet fjalë?

OKB e alarmuar për fatin e keq të grave shqiptare! Po përse bëhet fjalë?

Publikuar më: 11:29 26-06-2019

Gratë shqiptare janë të parat në Europë që shërbejnë në shtëpi dhe nuk marrin pagë. Ky fakt ka alarmuar Organizatën e Kombëve të Bashkuara që ka realizuar raportin për progresin e grave dhe vajzave në botë për 2019-2020. Sipas kësaj organizate, Shqipëria është vendi i parë në Europë, sa i përket punës së papaguar që bëjnë femrat, pra punëve shtëpiake, ku përfshihen orët, që shpenzojnë çdo ditë në shtëpi, por dhe në raport me meshkujt. 

Gratë në Shqipëri shpenzojnë nga 360 deri 500 minuta në ditë për të kryer punë shtëpie dhe për t`u kujdesur për fëmijët, ose punë të papaguar siç e përcakton OKB.
360 minuta në ditë, ose 6 orë në ditë, harxhojnë gratë shqiptare pa fëmijë, dhe 500 minuta, ose 8 orë në ditë gratë me fëmijë të vegjël. Po rekordet negative vijojnë. Teksa femrat shqiptare bëjnë më shumë punë shtëpie, meshkujt janë ata që kryejnë më pak, mesatarisht 50 minuta në ditë. Edhe këtu ka dhe një çudi, më të angazhuar me punë shtëpie rezultojnë burrat beqarë jo ata që janë bërë prindër.
Si konkluzion i këtij studimi ka dalë që raporti femra-meshkuj në lidhje me punët e shtëpisë është 6 me 1. Në dizavantazh janë gratë. Ndërsa ne bëjmë një lidhje logjike, tradita shqiptare e sheh gruan si “shërbëtore”, po kjo situatë mund të lidhet dhe me papunësinë tek grate, pasi ato janë më të papuna se burrat.

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049