INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni i Ligjeve ‘shkarkon’ Ilir Metën

Komisioni i Ligjeve ‘shkarkon’ Ilir Metën

Publikuar më: 09:47 26-06-2019

Komisioni i Ligjeve, që përbën hallkën e parë, ka përmbyllur procesin me një raport me shkelje të rënda të Ilir Metës me zhdekretimin e datës 30 qershor për zgjedhjet lokale. Në raportin që do i çohet Parlamentit për miratim, deputeti socialist, Adnor Shameti renditi shkeljet e Ilir Metës.

“Kërkesa është bërë nga një grup prej 55 deputetësh. Është vënë në dijeni Meta për t’u dëgjuar. Presidenca me një gjuhë jo etike profesionale dëshmoi se nuk kishte interes të dëgjohej. KQZ nuk e mori në konsideratë anulimin e zgjedhjeve. Akti që del në mungesë të kompetencës është nul. Presidenti është sjellë arbitrarisht me pushtetin, ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve”, tha Shameti.

Kundër raportit të Komisionit votoi vetëm deputeti i opozitës, Adriatik Alimadhi, ndërsa Ralf Gjoni që e ka kundërshtuar procedurën nuk ishte i pranishëm.

Article Logic
Execution time: 0.0033249855041504