INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skenë skandaloze në OKB, Ministri i Jashtëm serb fyen rresht ambasadorët [VIDEO]

Skenë skandaloze në OKB, Ministri i Jashtëm serb fyen rresht ambasadorët [VIDEO]

Publikuar më: 10:10 11-06-2019

Në OKB është mbajtur një takim për Kosovën. Po Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka bërë disa skena skandaloze ku ka përfshirë dhe ambasadoren e Kosovës, SHBA-së dhe Britanisë. Fillimisht ai i është afruar nga pas ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe ka nisur të komentojë pjesë të fjalimit të Çitakut.

Ai ju referua këtyre fjalëve të amasadores së Kosovës: “Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”.
Po Daçiç ju kthye në serbisht kështu: “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”.
E në fakt ambasadorja Çitaku ishte ulur me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteteve të Bashkuara. Ambasadorja më pas foli për Zërin e Amerikës dhe tha se zoti Daçiç e ndërpreu bisedën me ofendime të zhurmshme dhe të përsëritura.
“Unë isha e ulur me shpinë dhe Ivica Dacic filloi të flasë pas meje me zë të lartë. Duke u munduar të më denigrojë mua personalisht si dhe Ambasadoren Teuta Sahatçija, e posaçërisht miqtë tanë ndërkombëtarë. Zoti Daçiç sillej në selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në kafene”, tha ajo.
Ambasadorja Çitaku tha se ajo vetë as nuk u kthye dhe as nuk reagoi.

Article Logic
Execution time: 0.0034091472625732