INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestë para bashkisë së Vlorës, banorët: Kryetar dil nga zyra, duam rrugë dhe...

Protestë para bashkisë së Vlorës, banorët: Kryetar dil nga zyra, duam rrugë dhe...

Publikuar më: 10:06 11-06-2019

Banorët e fshatit Trevllazër në Vlorë kanë dalë mëngjesin e sotëm në protestë përpara godinës së Bashkisë. 

Banorët protestuan duke kërkuar rrugë dhe furnizim me ujë të pijshëm.

Herë pas here nuk munguan thirrjet e tyre në drejtim të kryetarit të Bashkisë Dritan Leli, duke i kërkuar të dalë nga zyra dhe ti takojë.

Pas oborrit, protesta e banorëve u zhvendos në katin e parë të godinës së Bashkisë.

Siç edhe thonë banorët, bëhet fjalë për 5 km rrugë, e cila nuk ka parë asnjëherë investime.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496