INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediet britanike e gjermane akuza Frontex: Investigimi nxori në pah dhunën barbare ndaj refugjatëve

Mediet britanike e gjermane akuza Frontex: Investigimi nxori në pah dhunën barbare ndaj refugjatëve

Publikuar më: 13:29 05-08-2019

Një investigim i pavarur në mediet britanike dhe ato gjermane ka nxjerrë në pah dhunën barbare që oficerët e Frontex-it dhe policia kufitare ushtrojnë ndaj refugjatëve.

Agjencia europiane për kufijtë gjithashtu akuzohet se nuk po bën sa duhet në shpëtimin e jetëve të emigrantëve që lundrojnë në ujërat e Mesdheut. Frontex, është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe papërgjegjësi në mbrojtjen e jetës së njeriut.

Një investigim disamujor i publikuar këtë të hënë nga prestigjozet  Guardian dhe rrjeti gjerman ARD ka zbuluar se në qendër të paligjshmërisë janë oficerët e agjencisë.Bazuar në dokumentet zyrtare të publikuara  thuhet se refugjatët e kapur në tentativën për të kaluar ilegalisht kufijtë i janë nënshtruar dhunës çnjerëzore me shkopinj gome, gaz lotsjellës, dhe terrorizimit me qen policie.

Investigimi i kryer nga një rrjet gazetarësh të pavarur tregon se agjentët e Frontex-it që veprojnë në Greqi, Bullgari dhe Hungari janë veçanërisht brutalë me refugjatët.Megjithëse rastet kanë qenë të njohura, nuk janë marrë masa dhe bashkëpunimi me forcat lokale ka vijuar.

Ndërkohë, agjencia europiane me qendër në Varshavë është akuzuar edhe për neglizhencë në shpëtimin e emigrantëve që lundrojnë nga Libia drejt Europës.E pyetur nga AFP agjencia shprehet se nuk ka marrë asnjë ankesë apo padi kundrejt agjentëve të saj.

Vihet re se agjencia prej një viti nuk ka ndërmarrë asnjë mision për shpëtimin e emigrantëve në rrezik jete, nga të cilët mbi 560 kanë vdekur vetëm në 2019-ën.Prej muajit maj, Frontex është i pranishëm me 50 oficerët e vet edhe në kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi, në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës, për të luftuar kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm dhe krimin ndërkufitar.

 

fffff.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0030438899993896