INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Salvini nuk pranon emigrantë/

Salvini nuk pranon emigrantë/ "Open Arms", po i përdor për propagandë raciste

Publikuar më: 14:03 19-08-2019

Italia nuk ka pranuar mbi 100 emigrantë për të hyrë në territorin e saj. Mësohet se misionarët e anijes "Open Arms" i morrën emigrantët në brigjet e Libisë, por ata kanë ngecur prej dy javësh në brigjet e Italisë.
Organizata humanitare tha se janë në një gjendje emergjence ekstreme dhe nuk janë dakord që ata të shkojnë në Spanjë. "Ajo që u nevojitet është të zbarkojnë menjëherë. Është e paimagjinueshme që të lundrojmë edhe për gjashtë ditë të tjera,” tha një nga punonjëset.
Ministri i Brendshëm anti-imigracion Matteo Salvini ka refuzuar t’i lejojë emigrantët të zbarkojnë në ishullin jugor italian të Lampeduzës. Kjo është pjesë e masave kundër anijeve bamirëse të shpëtimit, për të cilat ai thotë se lehtësojnë kontrabandën e migrantëve nga trafikantët në Libi.
Ndërsa Spanja e mendon se është e pakonceptueshme, që Italia nuk i ka pranuar emigrantët.
"Open Arms", një organizatë bamirëse spanjolle që ndërmerr operacione shpëtimi akuzoi Salvinin se po përdor 107 emigrantët për "propagandë ksenofobe dhe raciste".

Article Logic
Execution time: 0.0025718212127686